Gazetari skanon gjendjen ekonomike: Arsyet pse këtë vit ishim më të varfër

26 Dhjetor 2022 | 21:12

Gazetari Bardh Sejdarasi thotë se viti 2022 ishte një vit i vështirë për Shqipërinë, sa i takon aspektit ekonomik.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Sejdarasi u shpreh se agresioni rus në Ukrainë apo rritja e çmimit të energjisë, ndikuan në krizën ekonomike.

“Po, viti 2022 ishte një vit i vështirë, edhe ekonomikisht ishte një vit i vështirë, kishte disa arsye dhe disa faktorë pse e bënë që të ishte i vështirë. Është një vit i vështirë për të gjitha familjet shqiptare, po të kesh nivelin e të ardhurave që kemi ne si shoqëri. Është një vit i vështirë edhe për biznesin po të kesh parasysh kostot e rritura të biznesit, të cilat erdhën për shumë faktorë, një nga faktorët më të rëndësishëm është pikërisht agresioni rus në Ukrainë.

Është një vit i vështirë për shkak se krizat e kësaj natyre prekën të gjithë botën, jo vetëm Shqipërinë. Kriza u shfaq për herë të parë në tetor-nëntor të vitit 2021, sepse pikërisht në atë kohë, efekti nga rritja e çmmit të energjisë ishte ai efekt që do të shfaqej medoemos edhe në produkte dhe shërbime, sepse të gjitha sektorët janë të lidhur me energjinë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026