Meçani: Ja cilët deputetë do t’i bashkohen Berishës pas vendimit të gjykatës
Gazetarja Juela Meçani thotë se disa deputetë demokratë kanë deklaruar se do t’i bashkohen grupit që do të marrë vulën dhe logon e Partisë Demokratike, cilado qoftë ajo.
Në një intervistë për Euronews Albania, Meçani u shpreh se Dashnor Sula, Lefter Gështenja dhe Flamur Hoxha pritet t’i bashkohen Sali Beruishës nëse gjykata merr vendimin për t’i dhënë atij PD-në zyrtare.
“Në të dyja rastet era do fryjë nga PD e Rithemelimit. Edhe nëse logoja dhe vula do t’i shkojë ankimuesve, akoma edhe më shumë njerëz do t’i bashkohen Sali Berishës dhe ekipit të tij. Edhe nëse vula do të shkojë aty ku i takon të jetë, aq më shumë njerëz do të ketë.
Pjesa më e madhe, përfshirë Dashnor Sulën, zotin Lefter Gështenja, zotin Hoxha, të gjithë janë shprehur qartësisht, disa herë publikisht, që ne do të jemi në Partinë Demokratike, kudoqoftë vula dhe logoja e saj”, theksoi ajo.
Seanca në Gjykatën e Apelit për Partinë Demokratike është shtyrë për të 5-tën herë, duke caktuar si datë të ardhshme 17 janarin e vitit tjetër, lidhur me ankimin e Enkelejd Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e këtyre dy kuvendeve të regjistrohen bashkë.
Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka depozituar një kërkesë për përjashtim të gjyqtares Irida Kacerja.
Kjo, pasi sipas avokatit Rezart Kthupi, nga PD e ka vlerësuar si paragjykim faktin që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
- 11:39 Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje