Nëna e 7 fëmijëve: Ata vuajnë për kohën me prindërit sesa për kushtet ekonomike

20 Janar 2023 | 09:30

Në emisionin “Goodmornings Albanians” në Euronews, ishte e ftuar këtë të premte Ajlin Alfredaj, një nënë nga Tropoja e cila ka 7 fëmijë, 6 vajza dhe një djalë.

Në rrëfimin e saj Alfredaj tha se fëmijët sot kanë nevojë më shumë për kohën e shpenzuar me prindërit sesa për kushtet ekonomike.

Nëna tha se prindërit duhet të punojnë dy ose tre punë në mënyrë që të sigurojnë një standard për familjen e tyre, duke bërë që koha e tyre me fëmijët të jetë tepër e kufizuar.

“Sot fëmijët vuajnë më shumë për kohë me prindërit, pasi rrjedha e jetës do që të shkojmë edhe në punë, sepse për të arritur një standard duhet të bësh dy-tre punë dhe fëmija do të ngelet pas dore.

Ti mund t’i ofrosh gjithçka fëmijës por prindin ka nevojë ta ketë aty.

Shpeshherë është e vështirë për të gjetur kohë sepse edhe unë kam jetën shumë intensive, pasi të përkushtohesh për 7 fëmijë, qoftë për t’u kontrolluar edhe detyruat do kohë. Unë jam e angazhuar edhe në politikë dhe koha është shumë e kufizuar”, tha ajo.

Për sa i përket të preferuarit të saj, ajo tha se nëna do më shumë ata që shfaq një problem shëndetësor.

“Në momentin që jam bërë prind nënat duan më shumë ata që kanë një problem shëndetësor, atë që diçka çalon te shëndeti, te vëmendja, te përqëndrimi. Ata që ka nevojë për përkujdesje deri sa të bëhet më mirë. Por gjithmonë dashje pa dashje i vogli e merr vëmendjen e shtëpisë”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026