Tjetër goditje për Dani Alves, skuadra i ndërpret kontratën
Në një kohë kur po përballet me akuzën e ngacmimit seksual, futbollisti Brazilian Dani Alves është përjashtuar nga skuadra e Pumas. Ka qenë presidenti i skuadrës meksikane, Leopoldo Silva i cili ka bërë të ditur vendimin.
“Me këtë vendim, klubi rikonfirmon angazhimin e tij për të mos toleruar asnjë veprim nga asnjë anëtar i institucionit tonë, cilido qoftë ai, për të cenuar frymën universitare dhe vlerat e tij. Pumas është një institucion që promovon respekt, sjellje të ndershme, dinjitoze dhe profesionale të lojtarëve të saj, brenda dhe jashtë fushës”, thuhet në vendimin e skuadrës.
Në rast se akuzat ndaj 39-vjeçarit provohen, atëherë ai rrezikon të dënohet nga 4 deri në 12 vite, sipas asaj çka raportojnë mediat spanjolle. Pavarësisht se ish-lojtari i Barcelonës ka pohuar se nuk e njeh vajzën që e ka denoncuar, kjo e fundit ka shtuar edhe më tej akuzat ndaj tij. Sipas 23-vjeçares, Alves jo vetëm e ka ngacmuar seksualisht, por madje edhe e ka dhunuar e fyer.
Aktualisht braziliani ndodhet në paraburgim, teksa ka komunikim vetëm me avokatin mbrojtës.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi