Retorika e burgut dhe prangave, Kikia e Alibeaj replikojnë se si do të mbahet përgjegjësia ndaj abuzimeve

15 Tetor 2020 | 18:48

Gazetari Mentor Kikia dhe ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj replikuan në Ilva Now për sa i përket retorikës politike “të prangave dhe burgut” sa herë që partitë politike janë në opozitë.

Demokrati Alibeaj theksoi se “nëse sistemi i ri i drejtësisë do të lihet të punojë” qeveria aktuale do të mbajë përgjegjësi.

“Me aq sa duket kjo qeveri e ka shkelur ligjin rëndë aq sa vetë ligji do t’i zërë,” – u shpreh Alibeaj.

Pas kësaj Kikia replikoi duke marrë si shembull opozitën e shkuar e cila mbajti të njëjtën retorikë përballë ish-qeverisë së kryesuar nga Sali Berisha.

Kryeredaktori i Klan Plus i kujtoi Alibeajt se dikur ishte ministër i Drejtësisë dhe asokohe opozita socialiste “ia numëronte qeverisë situatat e korrupsionit”, por njësoj si vitet e shkuara, sistematikisht siç u shpreh Kikia, nuk ka pasur asnjë rast ku është mbajtur përgjegjësi.

“Këtë retorikën e burgut dhe prangave e kemi dëgjuar sistematikisht, bëhet rotacioni askush nuk hyn në burg, vjen tjetri numëron dhe ai prangat dhe asgjë nuk ndodh dhe unë prapë nuk e besoj, edhe deklaratën politike të Bashës që Rama do të shkojë në burg nuk e besoj, jo se unë me zor pres që ta shoh Ramën në burg, por kur këto deklarata dalin nga udhëheqës politikë e kompromentojnë edhe një proces të mundshëm që mund të lindë nesër,” – shprehu mendimin e tij Kikia.

Gazetari më pas kujtoi se qeveria ka kaluar me ligje koncesione abuzive që vetë opozita i ka denoncuar si të tillë, mirëpo ato kontrata janë firmosur si të ligjshme.

“Sot kemi gjyqe të humbura në arbitrazh pikërisht nga kjo formulë, nesër qytetarët do të zhgënjehen sërish kur t’u thoni se këtë koncesion nuk e zhbëjmë dot sepse është kontrata dhe do t’u ngelin vetëm furrat e bukës,” – tha më tej Kikia.

Alibeaj replikoi duke thënë se “teknikisht korrupsioni nuk mund të mbulohet dot me ligj”. Ai shtoi më tej se nëse nuk do të ketë përgjegjësi dhe llogaridhënie kur PD do të jetë në qeveri qytetarët “ta rrëzojnë me votë”.

“E kam bindje të plotë, se nëse sistemi i drejtësisë do të lihet i lirë të veprojë, nëse do t’i hiqet asfiksia që i ka vendosur kjo qeveri, do të bëhet puna e tyre, zbatimi i ligjit, dhe në atë moment do të zhgënjehesh për mirë ti [Kikia],” – u përgjigj Alibeaj duke u zotuar se nëse demokratëve do t’u jepet e drejta e qeverisjes ata do ta lënë sistemin “të punojë”.

 

Intervista e plotë: 

 

Lexoni gjithashtu:

Ish-deputetë jashtë listës së PD? Alibeaj flet për mekanizma që mbajnë derën hapur

Mentor Kikia: Modeli i PD-së për zgjedhjen e kandidatëve pozitiv, duhet ndjekur nga partitë e tjera

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021