Arrestohet shefi i onkologjisë në Rumani: Mori ryshfet 62 herë në 1 javë
Shefi i departamentit të onkologjisë në spitalin e rrethit në Suceava, Rumani, u arrestua pasi u akuzua se kishte marrë ryshfet nga pacientët me kancer 62 herë në vetëm një javë, sipas portalit rumun Romanian Journal.
Pasi kontrolloi zyrën e mjekut të tij si dhe makinën e tij të kompanisë, policia tha se gjeti prova për 64 akte ryshfeti, 62 prej të cilave ndodhën gjatë një jave në dhjetor të vitit të kaluar, dhe dyshohet se ai ka marrë ryshfet nga pacientë me kancer në shuma prej 50, 100 dhe 200 lei, pra 10, 20 dhe 40 euro dhe përveç parave ka marrë edhe ushqime dhe ëmbëlsira.
Policia dhe prokuroria nisën një hetim pasi disa pacientë u ankuan se ai u kërkonte ryshfet për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, sipas Romanian Journal.
Sipas deklaratës shëndetësore rumune, shefi i departamentit të onkologjisë ka një pagë mujore prej 17500 lei, pra 3500 euro dhe shefi i arrestuar e ka marrë rrogën në dy klinika të tjera private.
BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës