Greqia nis zgjerimin e gardhit kufitar me Turqinë

22 Janar 2023 | 08:40

Greqia, pothuajse do të dyfishojë gjatësinë e gardhit prej çeliku prej 5 metrash të lartë, përgjatë kufirit të saj lumor me Turqinë.

Gardhi, 37,5 kilometra i gjatë, do të zgjerohet me 35 kilometra përgjatë lumit, i cili për grekët njihet si “Evros” dhe për turqit si “Meriç”, njoftoi të shtunën ministri grek i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos.

“Gardhi i ri do të kushtojë rreth 100 milionë euro (108 milionë dollarë) dhe do të financohet nga buxheti grek”, shtoi ai.

Sipas ministrit, rreth 400 persona përpiqen çdo ditë të hyjnë ilegalisht në Greqi dhe në BE nga Turqia.

Vitin e kaluar, rojet kufitare greke ndaluan mbi 260 mijë migrantë që përpiqeshin të kalonin kufirin. Përveç kësaj, autoritetet greke thanë se rreth 1500 kontrabandistë të dyshuar u arrestuan në vitin 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026

“Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit

Mbi 160 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën në mbrëmje, duke...
16:04 | 25/06/2026

Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se vendet evropiane po kontribuojnë në vazhdimin e konfliktit në Ukrainë përmes ndihmës së tyre...
15:50 | 25/06/2026