Rekord infektimesh, mjeku Arben Pilaca tregon si të dallojmë COVID-19 nga një virus i zakonshëm

16 Tetor 2020 | 07:44

Mjeku infeksionist, Arben Pilaca në një intervistë për Euronews Albania foli rreth shtimit të numrit të infektimeve me COVID-19 duke i adresuar kësaj dy arsye kryesore.

Së pari ai përmendi hapjen e aktiviteteve si shkollat, të cilat ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve dhe së dyti përmendi futjen në një stinë ku virozat janë të shpeshta, gjë që e bën edhe më kaotike situatën.

Pyetur se si do të mund të diferencojnë njerëzit një virus te stinës nga COVID-19 duke qenë se kanë dhe simptoma të ngjashme mjeku tha se nuk është diçka e lehtë që mund të bëhet nga popullsia.

Një element kryesor që do të bënte diferencën është rrufa dhe tështimat që sipas mjekut nuk janë simptoma që identifikojnë COVID-19 dhe kjo do të ishte një formë sesi popullsia mund të dallojë virusin e zakonshëm nga coronavirusi pa pasur nevojë për të përhapur panik.

“Këto shifra në rritje në Shqipëri unë do të thoja që kanë qenë të pritshme, e rëndësishme është tani si do sillemi ndaj atyre shifrave, si do menaxhojmë”,- tha Arben Pilaca ndërkohë që sqaroi se një rritje dhe më e madhe e numrit është e pritshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026