Nis seanca e qeverisë së Serbisë, Vuçiç raporton për propozimin evropian për Kosovën
Ka nisur në orën 11:00 e kësaj të hëne, seanca e qeverisë së Serbisë, në të cilën presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duhet të informojë kryeministren Ana Bërnabiç dhe ministrat për bisedimet me të dërguarit ndërkombëtarë për propozimin evropian për Kosovën.
Më herët, Vuçiç ka deklaruar se pas bisedimeve me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Beograd, se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin e planit evropian dhe të punojë në zbatimin e marrëveshjes së propozuar për dialogun me Kosovën, shkruan N1.
Këtë e ka konfirmuar për gazetarët përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, diplomati sllovak Miroslav Lajçak.
Aleksandër Vuçiç do t’u drejtohet sot qytetarëve të Serbisë për t’i informuar me problemet dhe zgjedhjet me të cilat sipas tij, po përballet vendi pas vizitës së delegaçionit të BE-së dhe SHBA.
Ndërkaq, kanë nisur të artikulohen ide edhe për një dorëheqje të mundshme të Vuçiç nga drejtues i Partisë Progresiste të Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta