Vuçiç drejt dorëheqjes? Çfarë pritet të deklarojë sot para popullit serb

23 Janar 2023 | 11:13

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do t’u drejtohet sot qytetarëve të Serbisë për t’i informuar me problemet dhe zgjedhjet me të cilat sipas tij, po përballet vendi pas vizitës së delegaçionit të BE-së dhe SHBA.

“Ishte një nga ditët më të vështira për vendin tonë. Dhe kurrë nuk fshihem nga njerëzit kur ndodhin gjëra të tilla. Do të kemi shumë vështirësi dhe probleme me të çilat do të përballemi në të ardhmen, prandaj na duhet unitet”, tha Vuçiç në një video të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Vuçiç u shpreh më tej se nuk e ka marrë përgjegjësinë që priste nga përfaqësuesit politikë. “Fatkeqësisht ata zgjodhën të shkojnë kundër Serbisë edhe kësaj radhe”, theksoi ai.

Ndërkohë, kanë nisur të artikulohen ide edhe për një dorëheqje të mundshme të Vuçiç nga drejtues i Partisë Progresiste të Serbisë.

“Aleksandër Vuçiç është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Progresiste të Serbisë”, ka thënë Darko Glishiç, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të partisë në pushtet në Serbi.

Ai ka treguar se në selinë e kësaj partie është mbajtur një mbledhje në lidhje me situatën në Kosovë, ku Vuçiç ka thënë se është i gatshëm të japë doreheqje nga posti. Por sipas Glishiq “kjo mund të jetë fundi i kësaj partie në skenën politike në Serbi”.

Për më shumë se një dekadë, Vuçiç vazhdon ta mbajë pushtetin, në fillim si kryeministër e tani si president.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga...
18:07 | 15/07/2026

Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës

Punëtorët e huaj po largohen nga Greqia, një trend që po e thellon krizën në tregun e punës në vend, sipas një raporti nga Qendra...
17:37 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026