Deri në 1.5 m borë në juglindje, bllokohen rrugët për në Lekas dhe fshatrat e Mokrës

23 Janar 2023 | 13:14

Deri në 1.5 metër ka shkuar trashësia e dëborës në zonën e Mashkullorës, rrugë e cila të çon drejt fshatit Panarit të Korçës.

Reshjet e dëborës janë rikthyer në lartësitë mbi 1000 metër, duke bërë që rrugët rurale që të çojnë në disa fshatra malore në juglindje të bllokohen.

Probleme me rrugët paraqiten në fshatrat e thellë të Mokrës në Pogradec e  Njësisë Administrative Lekas në Korçë ndërkohë që problemet me energjinë elektrike janë pakësuar, pas ndërhyrjeve të grupeve të terrenit të OSSHE.

Rrugët që të çojnë drejt fshatrave turistike të Dardhës dhe Voskopojës janë të kalueshme pa probleme, gjithashtu edhe akset nacionale përshkruhen pa probleme, ku sugjerohet përdorimi i gomave dimërore dhe kujdes i shtuar nga ana e drejtuesve të mjeteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026