‘Serveri nuk fshihet’, Ngjela për 21 janarin: Rama po mbron Berishën
Avokati Spartak Ngjela thotë se serverat e Kryeministrisë për ngjarjen e 21 janarit nuk janë fshirë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se disa ekspertë i kanë thënë se ka disa pamje, në të cilat tregohet se ish-kryeministri Sali Berisha, zbret shkallët e godinës me automatik.
Ngjela shtoi se Rama ia ka konfirmuar vetë këtë gjë dhe se ishte në dijeni për urdhrat që ka dhënë Berisha atë ditë.
Sipas tij, Rama po e mbron Berishën, që të qëndrojë në pushtet.
“Këta kanë qenë naivë. Serveri nuk prishet. I morën ata serverat, ata kujtonin se i kishin fshirë, nuk fshihet serveri. Gjithçka që ke të inçizuar këtu, e ke edhe në Kaliforni. Ata e kishin dhe mua më thanë që janë të gjitha. Madje, thanë që e kemi Saliun duke zbritur shkallët me automatik. Këtë ma tha edhe Rama, e ka konfirmuar Rama. Por Rama pse nuk e denoncoi?
Personalisht mua, pasi i thashë unë, më tha po, e dinte edhe ai, që atëherë. Do e shikojmë. Fakti që doli kjo pjesë, janë ato që iu thashë unë. Të shohim, a do i nxjerrin të tëra. Unë po them çfarë më kanë thënë ekspertët që pyeta rastësisht dhe se çfarë më tha Rama. Rama e ka ditur çfarë ka ndodhur atje, sesi e ka dhënë urdhrin Saliun. Mbron Saliun, sepse pa Saliun ai nuk del dot. Bie, rrëzohet për 3 muaj nëse ikën Berisha”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet