Fredi Bejleri: Pse mungoi Rama gjatë vizitës së kryeministrit grek në Himarë

23 Janar 2023 | 13:47

Kandidati i Omonia-s për bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri, komentoi arsyet pse sipas tij kryeministri Rama nuk e shoqëroi homologun grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë viztës së këtij të fundit në Himarë.

Bejleri tha se Rama shkon në Himarë vetëm për të takuar patronazhistët dhe strukturat e PS-së, ndërkohë që në takimin me kryeministrin grek në shesh do të ishte dhe populli.

“Duhet të pyesni zotin Rama pse nuk erdhi. Po të vinte zoti Rama qytetarët do të dilnin në shesh. Zoti Ram vjen në Himarë por nuk takon popullin, por takon vetëm patronazhistët dhe strukturat e veta. Unë mendoj se zoti Rama është kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe duhet të sillet si i tillë”, tha Rama.

Gjithashtu Behleri mohoi lajmet se gjatë takimit të kryeministrit grek në Himarë nuk ishte i pranishëm flamuri shqiptar.

“Ishte një gënjeshtër e mediave. Sot jam te zyrat e Omonias, dhe jashtë zyrave të mia është flamuri grek, flamuri i PBDNJ-së dhe flamuri shqiptar.

Nuk është e vërtetë që nuk ishte flamuri shqiptar. Në Himarë është më se e ditur që bashkëjetojnë në harmoni dy komunitete, komuniteti shqiptar dhe ai helen. Lidhjet e tyre janë aq të forta sa nuk mund t’i rrezikojë asnjë për arsye politike”, tha ai.

Bejleri u ndal dhe te tensionet mes Turqisë dhe Greqisë të cilat po reflektohen në Shqipëri. Ai nënvizoi se edhe nëse rrëzohet presidenti Erdogan, problemet mes dy vendeve do të vijojnë të ekzistojnë.

“Ne këtu në Shqipëri e marrim shumë seriozisht veten dhe mendojmë se e gjithë bota rrotullohet rreth nesh. Unë besoj se zgjedhjet në Turqi janë një çështje tjetër i përket popullit turk. Shumë mirë bën që zoti Berisha mbështet opozitën në Turqi, pasi e gjithë bota e përparuar mbështet opozitën. Shtete serioze si Turqia politikën e jashtme nuk e ndryshojnë me ndryshimin e një kryeministri. Problemet greko-turke kanë 500 e ca vjet që janë. Nuk është kaq kollaj të zgjidhen me ndryshimin e një kryeministri. Ka analistë që thonë që opozita të jetë më agresive apo më rezultative në lidhje me problematikat me Greqinë”, tha Bejleri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026