‘Kushtetuta’ e mafies në Itali, përgjimet e bosëve zbulojnë ‘dokumentin’

24 Janar 2023 | 16:38

Prokuroria Italiane për herë të parë ka rënë në gjurmët e një dokumenti fizik që ka vlerën e një kodi nderi për mafien. Arrestimet e fundit të pesë mafiozëve në Palermo dëshmuan se mes celulave të mafies italiane, rregullat përcaktohen me një Kod të shkruar.

Në përgjimet që janë kryer, një prej bosëve të mafies thotë: “Është e shkruar në statut. E kanë shkruar etërit tanë që kanë drejtuar”.

Deklarata është bërë nga prej anëtarëve të familjes mafioze, në Palermo disa muaj para arrestimit.

Kjo deklaratë, sipas hetuesve italianë konfirmon se mes krerëve të mafies ekziston një libër i shkruar, i cili ka vlerën e një Kushtetute për botën mafioze. Gjithmonë mafiozët kanë folur për Kodin e Nderit, por asnjë herë më parë nuk është përmendur një dokument i shkruar.

Bisedat e përgjuara nga klani i Palermos tregojnë se një pjesë e bosëve të mafies nuk binin dakord dhe me atentatet e përgjakshme kundër prokurorëve dhe gjykatësve. Sipas tyre, aktiviteti i organizatës duhej të mbahej larg ngjarjeve të bujshme.

Një javë ma parë prokuroria italiane arrestoi Matteo Messina Denaro, një nga bosët më të rëndësishëm të mafies italiane në 30 vitet e fundit. Pas kapjes së tij, prokurorët italianë thonë se celulat e mafies po riorganizohen për të zgjedhur drejtuesin e ri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026