Rama korruptoi FBI-në? Gjiknuri: Film “thriller”, me qëllim të sfumohet 21 janari
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, komentoi këtë të mërkurë akuzat e bëra nga opozita se kryeministri Edi Rama ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për ta nxitur të hetojë lobistin e një partia kundërshtare.
Gjatë një deklarate për shtyp, Gjiknuri zgjodhi t’i quante akuzat si qesharake dhe të sajuara nga Sali Berisha, pasi nuk mundet që ky komplot botëror të jetë orkestruar nga zyra e kryeministrit Rama.
“Historia kthehet në qesharake dhe është bërë me qëllim që të sfumohet historia që ka të bëjë me 21 janarin dhe faktet e reja. Se dëgjojmë tani në media, këto janë nga ato filmat thriller që vetëm në mendjen e Sali Berishës apo të tjerëve që i amplifikojnë mund të quhen të veërteta.
Që një shqiptar lëviz interesat e të gjithë botës, apo kryeministri shqiptar na qenka korruptuesi më i madh i gjithë botës. Deri dje thoshin na ishte George Soros, tani na doli dhe një shqiptaro-amerikan kushëriri i Besnik Mustafaj. Na dilka që i gjithë ky komplot na bëhet nga zyra e Edi Ramës deri në këto nivele të SHBA-ve. Këto janë histori qesharak”, tha Gjiknuri.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta