Tërmeti i fortë “shkund” Greqinë, sa ishte magnituda

25 Janar 2023 | 14:53

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur zonën në lindje të ishullit grek të Rodosit, bëri me dije Instituti Gjeodinamik me qendër në Athinë.

Instituti raportoi se tërmeti goditi rreth orës 14:37 me orën lokale të së mërkurës, me epiqendrën e tij të vendosur rreth 63 kilometra në juglindje të qytetit të Lindos. Thellësia tërmetit është matur në 10 kilometra.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar apo qoftë dhe për dëme materiale.

Kujtojmë se më herët në janar, një tërmet 4.8 goditi ishullin Lesvos, më në veri në detin Egje.

Greqia shtrihet në një rajon shumë sizmik aktiv. Megjithatë, shumica dërrmuese e tërmeteve nuk shkaktojnë dëme apo lëndime në njerëz.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026