Trump-McGonigal: Më akuzonte për lidhje me Rusinë, arrestohet se ka marrë para ruse
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar ashpër ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili është arrestuar disa ditë më parë nga autoritetet në shba për lidhje të forta me një oligark rus.
Përmes një postimi në rrjetin social Truth, Trump duke i kënaqur nga arrestimi i McGonigal, i cili në 2016-tën e ka akuzuar Trump, asokohe kandidat për president, se për fushatën e tij elektorale po koordinohej me Rusinë në mënyrë që në ndikonte në zgjedhjet presidenciale.
“Burri i FBI që më ndiqte mua për mashtrimin shumë para se të zgjidhesha president, sa u arrestua që kishte marrë para nga, Rusia. Le të kalbet në ferr!”, ka shkruar Trump.
Deklarata e Trump nuk lë të kuptohet qartë nëse i referohet bashkëpunimit që Charles McGonigal ka patur me një prej miliarderëve rus, apo 255 mijë dollarëve që ish-agjenti i FBI-së ka marrë nga ish-oficeri i inteligjencës shqiptare, Agim Nezaj.
Ish-agjenti i FBI, ka qënë në qendër të vëmendjes si i përfshirë në hetimin e lidhjeve dhe kontakteve që ekipi i trump mund të ketë patur me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, ndërsa më pas është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje