Vijojnë kontrollet për maska, në 3 ditë 1191 gjoba të vendosura nga policia

18 Tetor 2020 | 08:11

Policia e shtetit vijon të jetë e angazhuar në terren në zbatim të aktit normative që e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme.

Ndonëse në pjesën më të madhe qytetarët e kanë zbatuar këtë rregull, në 3 ditë kontrolle policia ka ndërmarrë 1191 masa administrative prej 3 mijë lekësh.

E përkthyer në gjuhën e shifrave arrijnë në 3 milionë e 573 mijë lekë. Sakaq, nuk kanë munguar as qytetarët e shoqëruar në polici, 21 të tillë, të cilët nuk kishin mjet identifikimi me vete apo kundërshtuan punonjësin e policisë.

Një javë më parë kryeministri Edi Rama bëri me dije vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave me detyrim edhe ne ambient të jashtëm.

Të angazhuar për zbatimin e këtij rregulli janë efektivët e policisë së rendit, rrugores dhe specialistët e zonës. Monitorimi I qytetarëve në rrugë apo në zona të banuara kryhet nga efektivët e policisë së rendit dhe specialistët e zonës.

Për kontrollin e automjeteve janë angazhuar punonjësit e policisë rrugore , me qytetarët të cilët në rast se udhëtojnë të vetëm nuk e kanë detyrim mbajtjen e maskës, ndërsa barriera mbrojtëse duhet përdorur në rast se në makinë qarkullojnë më shumë se 2 persona.

Në rastet kur qytetarët konstatohen pa maskë dhe me vete nuk disponojnë kartën e ID, efektivi do të ndërmarrë shoqërimin e tij në komisariat për të bërë identifikimin e tij e më pas vendosjen e masës administrative të parashikuar.

 

Lexoni gjithashtu:

Mbi 1000 gjoba për maskat, qytetarët të drejtë ankimimi vetëm në Gjykatën Administrative

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026