Norvegjia liron ish-anëtarin e Wagner që po kërkon azil
Autoritetet norvegjeze kanë njoftuar se kanë liruar një ish-anëtar të rangut të lartë të grupit paraushtarak rus Wagner, i cili kërkoi azil pasi kishte hyrë ilegalisht në vend.
Drejtoria Norvegjeze e Emigracionit (UDI) njoftoi të martën, më 24 janar, se rusi Andrey Medvedev “është arrestuar në bazë të Aktit të Emigracionit dhe është në pritje të një vendimi për paraburgimin”.
Jon Andreas Johansen i Policisë Norvegjeze të Emigracionit, tha më 25 janar se Medvedev u lirua nga qendra e paraburgimit, sepse siç tha ai, nuk kishte më asnjë arsye për ndalimin e tij.
Medvedev, i cili thotë se ka frikë për jetën e tij nëse kthehet në Rusi, në fillim të këtij muaji kaloi në Norvegji, e cila ndan një kufi prej 198 kilometrash me Rusinë. Ai u transferua menjëherë në Oslo, gjë që është procedurë e zakonshme për azilkërkuesit, raporton Associated Press (AP).
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City