Maskë me detyrim! Të moshuarit: Na zë frymën, por e mbajmë nga halli
Pak ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit për mbajtjen me detyrim të maskës, në rrugët e Tiranës vëren se pjesa më e madhe e qytetarëve e respektojnë, edhe pse disa thonë se kanë vështirësi në mbajtjen e tyre.
“Duhet ta mbash, unë për momentin po marr pak frymë, prandaj e kam hequr. Na bezdis, por do ta mbajmë”, tha një qytetare.
“Patjetër, për veten e vet dhe për familjen…Ne jemi plaka, nga 80-vjeç, duhet të marrim frymë, se na zihet fryma”, shtoi një e moshuar, e cila tha se maska duhet të mbahet.
“Unë se mbaj dot, por nga halli”, shtoi një tjetër.
Edhe të rinjtë po tregohen te kujdesshëm për shëndetin e tyre.
“Jo të gjithë e mbajnë dhe duke qenë se nuk I respektojnë rregullat, nuk është se janë dhe aq të mbrojtur dhe ata që e mbajnë….nuk është se të krijon ndonjë problem, për mua jo”, tha një i ri.
Nuk mungojnë as rastet e qytetarëve, të cilët e kanë barrierën mbrojtëse, por e kanë të vendosur tek kyçi i dorës. Ndërsa të tjerë mezi po presin kthimin në normalitet.
“Aman të zhduket ky virusi se na ndau nga njerëzit”, shtoi një tjetër qytetare.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta