Donald Trump rikthehet në rrjetet sociale

26 Janar 2023 | 14:28

Pas pezullimit dy vjeçar ish Presidenti Trump mund te rikthehet ne rrjetet sociale ‘Facebook’  e ‘Instagram’

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, nuk është më “Non Grata nga rrjetet sociale

‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, pasi kompania amë e tyre, Meta, ka bërë të ditur se i është dhënë fund pezullimit dy vjeçar.

Përmes një deklarate, Nick Clegg, president i Meta-s për çështje të jashtme, ka thënë se publiku “duhet të dëgjojë çfarë thonë politikanët”.

Trump iu pezulluar qasja në Facebook dhe Instagram për afat të pacaktuar, pas trazirave në Kongresin amerikan më 2021.

Sipas kompanisë Meta  është kuptuar që llogaritë e Trumpit nuk përbëjnë më rrezik serioz për sigurinë publike.

Trump, ndërkohë, ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, duke thënë se Facebook ka humbur “miliarda” dollarë, pasi ka bllokuar “presidentin e preferuar që sipas tij është po vetë manjati. Ish presidenti është shprehur se nuk do rikthehet ne Twitter.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026