Parking nën ujë për biçikletat, në Amsterdam ndërtohet hapësira e re për qytetarët

26 Janar 2023 | 14:19

Holanda njihet tashmë si një shtet që gjen gjithnjë ide inovative sidomos në natyrë.

Me një planifikim urban kreativ historik, Amsterdami ka hapur dy ambiente të reja parkimi për biçikleta.

Por ato nuk janë ndërtuar mbi ose nën tokë, por nën ujë.

Ministrja holandeze i infrastrukturës vizitoi punimet  në nisjen e objektit të ri pranë stacionit qendror të Amsterdamit. Të dy garazhet e reja kanë një total prej 11,000 vendesh parkimi për biçikleta.

“Ajo që ata kanë bërë me shumë zgjuarsi këtu është ndërtimi i hapësirave  për biçikleta por nën ujë. Për fat, ne në Holandë kemi shumë njohuri dhe ekspertizë për sa i përket ujit dhe gjithashtu bëjmë të mundur ndërtimin në zona ku ka shumë prani uji, si p.sh. nën ujë, gjë që bën një përdorim optimal të hapësirës.” u shpreh Vivianne Heijnen, Ministre holandeze e Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujërave

Të dy ambientet e parkimit janë pranë qendrave të transportit, ku rreth 30% e udhëtarëve mbërrijnë në Amsterdam me biçikletën e tyre.

Holanda është një vend i çmendur pas biçikletave, me afro një milion biçikleta dhe mbi 600,000 udhëtime ditore me biçikletë vetëm në kryeqytet.

“30% e udhëtarëve tanë vijnë në stacion me biçikletë,” thotë Wouter Koolmees, presidenti drejtor i hekurudhave holandeze, “kështu që ata duhet të kenë hapësira për të parkuar mjetin e tyre e tanimë kjo do të jetë e mundur në kryeqytetin holandez.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026