“Jo PPP për Drilonin’, Mirela Kumbaro: Menaxhim nga shteti, e jo nga kompani private

26 Janar 2023 | 14:14

Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro ka folur nga Korça përsa i përket menaxhimit të parkut të Drilonit, teksa është shprehur se menaxhimi do të jetë i vet shtetit dhe jo një kompanie private.

“Nuk bie dakord me konstatimin tuaj që është marrëveshje e fshehtë, ajo ka kaluar me një VKM dhe si çdo akt  tjetër nënligjor është publike. Është projekt i nisur në mënyrën më transparente midis bashkisë së Pogradecit, qeverisë dhe Fondacionit Amerikan të Zhvillimit që financon krijimin e një parku tjetër në një zonë të mbrojtur. 1:28 Mbetet pronë publike, aset publik që do të menaxhohet në bashkëpunim me zonat e mbrojtura nga Bashkia e Pogradecit dhe në koordinim me subjektet lokale”- tha Kumbaro.

Kumbaro ka treguar se juglindja ka nevojë për një paketë të përbashkët turistike që numri i turistëve të huaj të rritet por edhe qëndrimi i tyre në këtë rajon.

“Ka ardhur një moment që bashkitë respektive të qarkut të koordinohen dhe të bashkëpunojnë për një fazë tjetër zhvillimi të këtij sektori, për të krijuar destinacionin e menaxhuar si psh qarku i Gjirokastrës që e ka arritur tashmë këtë lloj koordinimi. Ky është modeli me qëllim që të tërheqin turistë të huaj, të cilët nuk vijnë çdo fundjavë por kur vijnë duhet të kenë një qasje sa më të plotë dhe të zgjasin numrin e netë qëndrimeve, nga 2.5 netë qëndrimi mesatar, në 4 deri 5”- shtoi ajo.

Ajo çka u vu re ne takimin midis operatorëve turistik dhe përfaqësuesve të bashkive të juglindjes ishte diskutimi mbi numrin shumë të ulët të turistëve të huaj, të cilët zunë vetëm 10% të vizitorëve gjatë vitit që kaloi.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026