“Shpërdorim detyre”, Prokuroria ndalon punonjësin e Agjencisë së Barnave

26 Janar 2023 | 13:05

Prokuroria Tiranë ka ndaluar punonjësin e Agjencisë së Barnave, ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasive të personave që ushtojnë funksione publike”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se u ndalua shtetasi L.C., ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A.L.

Mësohet se këto të fundit gjatë ushtrimit të detyrës u kanë kërkuar farmacive në Tiranë shuma monetare që variojnë nga 30.000 -50.000 lekë si shpërblim që të mos i ndëshkojnë me masa administrative kur i konstatojnë me shkelje.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disponojnë informacione të marra në rrugë operative, ku rezulton se punonjës të Agjencisë së Barnave gjatë ushtrimit të detyrës së tyre tek subjekte private farmaceutike Tiranë, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K. Penal, pasi u kërkojnë dhe u marrin shuma monetare që variojnë nga 30.000 – 50.000 lekë subjekteve private si shpërblim që të mos i ndëshkojnë me masa administrative kur i konstatojnë me shkelje.”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026