Sulm në Kishat spanjolle, një person i vrarë dhe disa të plagosur
Një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë në dy sulme të ndryshme të kryera nga një person në dy kisha të qytetit Algesiras, në Spanjë.
Autoritetet spanjolle deklarojnë se po e hetojnë rastin për të verifikuar nëse sulmi kishte sfond terrorist.
Agresori, i cili vrau me hanxhar një punonjës kishe dhe plagosi një prift, u arrestua në qytetin jugor pasi u çarmatos nga forcat speciale.
Sipas mediave iberike, ai është një person me kombësi marokene i moshës 40-vjeçare. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur lehtë kur ndodhi incidenti, pak pas orës 19, me orën lokale.
I dyshuari hyri fillimisht në kishën San Isidro dhe sulmoi priftin, i cili mbeti i plagosur rëndë, dhe 5 minuta më vonë në kishën tjetër ku sulmoi mirëmbajtësin.
Ky i fundit fillimisht u largua, por u kap me vrap nga autori, i cili i dha goditjen fatale. Policia thotë se agresori bërtiste diçka teksa kryente sulmin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta