Ekskluzive/ Euronews zbardh statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

26 Janar 2023 | 16:52

Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht një version të statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe prej 20 nenesh, i cili pritet te prezantohet javës tjetër.

Gazetari i Euronews Albania Kosovë Gjoci raportoi se ky statut është vetëm një nga versionet, i punuar mbi marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

Në nenin e parë të këtij draft statuti propozohet që asociacioni të formohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës

Të hënën pritet të bëhet publik versioni final i këtij statuti, i mbështetur në marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë.

“Asociacioni/Bashkësia është si subjekt juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin e parë të këtij dokumenti.

Pjesë e asociacionit sipas këtij statuti, do të jenë komunat me shumicë serbe, jo ato serbe.

Ky statut flet për një vetëqeverisje lokale, edhe pse deri diku edhe tani ka një lloj pavarësie në këto komuna, por në të thuhet se duhet të ketë bashkëpunim me institucionet qendrore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026