Kurti pranon asosacionin? Lajçak: Asnjë model që s’ka funksionuar, nuk do aplikohet

26 Janar 2023 | 09:39

Ramë dakord që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë  ka thëne mbrëmë, Miroslav Lajçak pas darkës me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, pa e specifikuar nëse është dhe asocacioni pjesë e kësaj dakordësie.

Në një interviste për Klan Kosoven Lajcak tha se Kosova ka rolin e barabartë në dialog si Serbia, dhe se janë partnerë të barabartë, “që i bie ajo çfarë do të jetë do të hartohet nga ju dhe dakordohet nga ju”, duke iu referuar asocacionit.

“Nuk do të shkruani diçka me të cilën nuk do të pajtoheni. Pika e dytë është se ka modele ekzistuese modele evropiane funksionale. Unë kam 15 analiza të mbrojtjes së pakicave në tryezën time në Bruksel. Disa prej këtyre modeleve ndoshta s’keni dëgjuar për to. Asnjë nga to nuk ka shkaktuar jofunksionalitet ku zbatohet . Kosova e ka dërguar aplikacionin për KiE. KiE ka një kornizë të shkëlqyer ligjore për ta adresua këtë çështje. Mos u frikësoni nga diçka që ju do ta hartoni, kjo është çfarë dua të them. Po humbim shumë kohë, duke biseduar për diçka që nuk ekziston dhe për diçka që ju do të jeni bashkëautor.

Lajcak la të kuptohet se bashkësia ndërkombëtare ka mësuar nga modelet e mëparshme të aplikuara në Ballkan. Edhe pse ai nuk e theksoi, një nga problematikat është shembulli i Bosnje Hercegovinës e njohur si Republika Srpska, gjë të cilës i druhet Kosova.

“Mendoj që bashkësia ndërkombëtare ka bërë këto gabime në të kaluarën në Ballkan, me daljen e sugjerimeve që nuk ishin testuar në vende tjera. Jo të gjitha kanë funksionuar mirë në Ballkan. Filozofia ime është ta afrojmë rajonin më shumë me BE-në. Të sigurohemi që çdo gjë që propozojmë bazohet në modelet ekzistuese dhe që funksionojnë mirë”, tha Miroslav Lajçak.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026