Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Kuvendi mban seancën e posaçme

26 Janar 2023 | 09:29

27 Janari është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB si DIta Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes të Auschvitz në vitin 1945, ku Hitleri torturoi me mijëra hebrenj.

Edhe Kuvendi i Shqipërisë sot ne oren 10:00 do të mbajë një seancë të posaçme në nder të viktimave të Holokausit.  Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore.

Në Elbasanin e vitit 1943, ku ishte kryetar bashkie Tafil Boletini, nipi i Isa Boletinit u ka ofruar shpëtim të sigurtë 10 mijë hebrenjve, të cilët kishin ardhur nga Bullgaria , sepse atje nuk u kishin ofruar shpëtim dhe siguri.

Ai ua ndërroi dokumentacionin dhe datat e lindjes dhe u vendosi profesionin kamuflues si dëshmi për t’i shpëtuar ata nga vrasja naziste .

Janë dokumentet që e dëshmojnë veprën patriotike të Tafil Boletinit në Elbasan, kur hebrenjët falë patriotizimit të një shqiptari nga Mitrovica e Kosovës, gjetën shpëtimin e sigurtë.

Dokumentet me listat e emrave të hebrenjve të shpëtuar në Elbasan janë gjetur në Arkivin e Shkupit nga profesor Skender Asani

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026