Caushaj: Ka prova në akt-padi se Rama ka lobuar kundër opozitës
Gazetarja Rezarta Caushaj tha në një intervistë për Euronews Albania se fakti që emri i kryeministrit shqiptar është përmendur i plotë në dosjen kundër ish-zyrtarit të FBI të arrestuar në SHBA tregon se ai është i implikuar në këtë çështje.
Sipas Caushajt, nëse vërtetohet se Rama është i implikuar, pika që prek më shumë Shqipërinë është mundësia e korruptimit të një zyrtari të lartë amerikan për t’u përdorur kundër opozitës, duke iu referuar këtu çështjes së lobimit të Lulzim Bashës.
“Përmendja e emrit në mënyrë të pacensuruar siç mund të bëhej, tregon nga njëra anë një mesazh dhe nga ana tjetër kur kjo çështje të gjykohet emri i kryeministrit shqiptar do të duhet të implikohet pashmangshmërish. Janë dy aspekte kyçe që ne na prekin nëse kemi një implikim të Ramës: në radhë të parë roli i tij në përdorimin e zyrtarit në hapjen e një çështjeje për lobimin e Bashës, dhe këtu pretendohet se kjo është iniciuar në Tiranë. Kjo është kryesorja, se do të thotë që kryeministri i Shqipërisë ka korruptuar zyrtarin amerikan për të goditur opozitën e Shqipërisë”, tha Caushaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta