Ronaldo dështon pa lënë gjurmë, Al Nassr eliminohet nga Superkupa
Kristiano Ronaldo e ka nisur jo mirë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Skuadra e Al Nasër është eleminuar nga Superkupa në fazën gjysmëfinale. Portugezi ishte pjesë e formacionit titullar ku luajti për 90 minuta, por pa mundur të lërë gjurmë.
Kundërshtarët e Al Itihad zhvilluan një paraqitje të mirë, duke gjetur 3 herë rrugën e rrjetës, kundrejt një goli të shënuar nga Al Nasër. Romarinjo dhe Hamdallah shënuan për vendësit, ndërsa Taliska ngushtoi diferencën e golave. Shanketi vulosi fitoren 3-1, me skuadrën e Al Itihad që në finalë përballet me Al Feiha. Këta të fundit mposhtën minimalisht Al Hilalin, ndërsa goli u shënua nga Paulinjo.
Kapiteni i Al Nasër, Kristiano Ronaldo u përball dhe me thirrje të shumta të tifozërisë në drejtim të tij, të cilët përmendnin emrin e Lionel Messit. Portugezi u vlerësua me notën 6.9 nga SOFASKOR, ndërkohë dy lojtarët më të vlerësuar ishin Luiz Gustavo dhe Abdullah Alkaibari. Ky ishte trofeu i dytë i humbur për Ronaldon, pas atij në përballjen e luksit me PSG, ndërkohë që menjëherë kanë nisur kritikat.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta