Shtyhet seanca ndaj Zani Çaushit në Gjykatën e Korçës, i dënuar përjetë pretendon lirimin me kusht
Zani Çaushi është paraqitur në Gjykatën e Korçës, ku startoi edhe gjyqi për vlerësimin e kërkesë së tij për lirim me kusht.
Kreu i bandës së Çoles gjatë trazirave të vitit 1997, ka argumentuar në kërkesën e tij, të depozituar 3 muaj më parë, se ishte i gatshëm për rehabilitim dhe se kishte fëmijë për të rritur.
Seanca që zgjati vetëm disa minuta, shënoi edhe çeljen e procesit gjyqësor ndaj tij. Por trupi gjykues vendosi shtyrjen e saj, pasi mungonte zyrtari përfaqësues i Burgut të Drenovës.
Është pikërisht ky zyrtar, i cili merret me llogaritjen e kohës së vuajtjes së dënimit, në seancat gjyqësore. Një fakt i tillë u përcoll me shqetësim nga ana e avokatit mbrojtës, i cili e sheh të panevojshme një procedurë të tillë, që sjellë vetëm ngërçe dhe problem për të gjithë problemin e drejtësisë.
I pyetur nga gazetarët, avokati mbrojtës Arben Lena sqaroi se Kodi Penal, parashikon edhe lirimin me kusht të të dënuarve me burgim të përjetshëm.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta