Daçiç: Qëndrimi i Serbisë është i qartë, duam të vazhdojë dialogu për Kosovën

27 Janar 2023 | 17:54

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç tha se qëndrimi zyrtar i Serbisë në lidhje me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është shumë i qartë dhe i përgjegjshëm.

Daçiç u shpreh se Serbia dëshiron që dialogu të vazhdojë, të marrë pjesë në të dhe se e gjithë kjo duhet të diskutohet në bazat e këtij plani, shkruan N1.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd, Daçiç tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë qartë se cilat janë vijat e kuqe, pra çfarë është e papranueshme për Serbinë dhe kjo është anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Është shumë e rëndësishme sepse kam pasur rastin të dëgjoj vlerësimet në Bruksel se Vuçiç është sjellë në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, ndryshe nga Prishtina dhe mendoj se është shumë e rëndësishme, që ne të përpiqemi të ruajmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare, por edhe ta ruajmë Serbinë nga kërcënimet e ndryshme, shantazhet, sanksionet e mundshme dhe gjithçka që mund të kërcënojë të ardhmen e qytetarëve të Serbisë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026