Lleshaj tregon tabelën, zbulon sa shqiptarë janë të dyshuar për krime në Holandë

19 Tetor 2020 | 19:01

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj krahas shumë çështjeve të tjera foli në “Ilva Now” edhe për shqetësimin e Holandës, e cila shfaq dyshime për Shqipërinë në lidhje me rrugën europiane.

Autoritetet atje kanë pohuar vazhdimisht se një ndër problemet e vendit tonë lidhet me atë që ato e quajnë “krimi shqiptar”, i cili sipas tyre vepron në territorin e Holandës.

Ai u shpreh se togfjalëshi “krim shqiptar” është jo-korrekt dhe i papranueshëm. Ministri madje dha një këshillë të drejtëpërdrejtë për mediat shqiptare, ndërsa kërkoi prej tyre, që ta refuzojnë këtë etiketim, që iu bëhet shqiptarëve.

“Ju si Euronews duhet të flisni për Holandën patjetër. Së pari, unë duhet ta refuzoj termin ”krimi shqiptar”. Krimi nuk është prodhimi shqiptar, por është prodhim individual ose i organizuar. Është e papranueshme, jo-korrekte politikisht dhe jo-etike, sepse krimi maksimumi ka një emër individual, një shqiptar që vret sot nuk vret në emër të të gjithë shqiptarëve. Kriminelët janë individë ose grupe. Sa i përket Holandës, mediat shqiptare duhet të bëhen patriote dhe duhet ta refuzojnë këtë, këtë s’duhet ta pranojnë. Shqiptarët nuk janë kriminelë, janë komb paqësor, janë komb që nuk kanë prodhuar krim, por shenjtorë dhe këtë e refuzoj fort”, tha ai.

Screenshot_10.jpg

Në studion e “Ilva Now”, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tregoi për herë të parë një tabelë, sipas së cilës në Holandë gjatë 2019-s ka pasur 460 shqiptarë të dyshuar si të përfshirë në botën e krimit, nga 262160 të dyshuar në total.

“Holandezët kanë shqetësim, që nga një total, në vitin 2019 në Holandë ka pasur 262160 të dyshuar. Kaq janë të dyshuar, prej të cilëve 460 janë shqiptarë, vetëm 0.1% janë shqiptarë dhe kaq është përmasa shqiptare në të dyshuar. Të dyshuar të tjerë, më shumë se shqiptarët janë gjeorgjianët”, tha Lleshaj.

Mes tjerash, ministri komentoi edhe largimin e shqiptarëve, ku një pjesë e tyre kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se shumica ikin për një jetë më të mirë, ndërsa shtoi se ky është një trend, i cili po ndodh edhe në vende të tjera.

“Patjetër që është një ndjenjë komplekse. Është një shqetësim. Sigurisht ikin fuqi njerëzore, e nevojshme për zhvillimin e vendit. Çdo njeri që ikën nga vendi është një humbje, ashtu siç është një përfitim në plane afatgjata, por në thelb është jo e mirë. Nuk mund të quhet dështim, sepse po të flasim për këtë ne mund të flasim për dështimin e shumë vendeve të botës. Sot ikin përgjithësisht ata që kanë aspirata, por ka edhe nga ata që ikin për bukën e gojës”, tha Lleshaj.

 

Intervista e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021