Nën akuzë për ngacmim seksual, Dani Alves kërkon të dalë nga burgu

28 Janar 2023 | 18:59

Dani Alvesh po lufton së bashku me avokatët e tij që të dalë nga burgu Brians 2, ku po mbahet me akuzën e sulmit seksual.

Avokati i tij i ri, Kristobal Martorell po përgatit një apel për të justifikuar se nuk ka rrezik arratisjeje teksa do të kërkojë që të ndryshohet masa e sigurisë dhe t’i vendoset byzylyku ​që kontrollon vendodhjen e të akuzuarit, shkruan media spanjolle, AS.

Me këtë aksesor, vendndodhja e ish-lojtarit të Barcelonës do të monitorohej gjatë gjithë kohës dhe është një pajisje që përdoret normalisht në rastet e krimeve seksuale.

Në rastin e futbollistit do të bënte gjithashtu të mundur garantimin e qëndrimit të brazilianit në Spanjë.

Ngjarja në fjalë është regjistruar gjatë periudhës kur Alvesh ka qenë Barcelonë, duke kaluar kohë me miqtë në klab.

Gjatë qëndrimit aty, 39-vjeçari dyshohet se ka prekur në pjesë të ndryshme të trupit një të re dhe më pas është larguar. Kjo e fundit ka lajmëruar policinë më pas ka bërë denoncim

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026