Sfidat e 33 viteve në arsim, mësuesi: Më mungojnë zhurmat e fëmijëve

29 Janar 2023 | 17:50

Kjo është rruga që për 33 vite, Lin Shtjefni e ka bërë çdo ditë, për të shkuar në shkollën “Shtjefen Gjeçovi”, në Lezhë, ku ai jepte mësim.

Sapo ka dalë në pension. Nuk ka qenë e lehtë për të, por çdo gjë ka një fillim dhe një fund.

“Na mungon komunikimi i përditshëm, jemi mësuar me cicërmat e këtyre fëmijëve, puna me kolegët, stafin, të punosh 33 vjet dhe tani më duket sikur unë  vazhdoj prapë, fillimet e para kisha mërzitjen, por jam përpjekur të largoj veten nga rutina e përditshme, lexoj të paktën 50 faqe në ditë”- nënvizoi ish-mësuesi.

Zoti Lin, tregon se në këto vite, ka hasur shumë vështirësi në arsim, por tre vitet e fundit për të do të ishin më sfidueset.

“Ne zhvilluam tre vite mësim online ishte diçka e veçantë dhe e vështirë por e arritëm,  i provova të gjitha në arsim”- shtoi ai.

Largimi nga bankat e shkollës, e bëri të kuptojë, vlerën dhe rëndësinë që ka mësuesi. Është I zhgënjyer paska, me rininë sot.

“Më thënë të drejtën nuk respektohet, tek nxënësit nuk është më ai respekti që kemi pasur dikur…nxënësit të përshëndeste në rrugë të thoshte mirëmëngjes, sot pak më ndryshe, nuk e kanë më atë, ndoshta ka ndikuar dhe bota virtuale”- tha Shtjefni.

Tashmë për mësuesin e matematikës, është koha që të shijojë, pensionin, nipërit dhe mbesat. Siç ai thotë, është koha e familjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026