Sassuolo ‘5 yje’ ndaj Milanit, Juve turpërohet nga Monza
Milani ka regjistruar ndeshjen e 4-ët radhazi pa fitore në kampionat, duke konfirmuar plotësisht krizën. Java e 20-ë e Serisë A italiane nuk shkoi mirë për kuqezinjtë e Stefano Piolit, të cilët u mposhtën në shtëpi me rezultatin e thellë 2-5 nga Sasuolo. Miqtë shënuan 3 herë që në pjesën e parë, ndërsa Milani reagoi me Zhiru. Në të dytën u shënuan dhe 3 gola të tjerë, 2 nga Sasuolo dhe 1 për Milanin.
Ecuri negative dhe për Juventusin i cili zhgënjeu sërish tifozët bardhezi. Torinezët u mposhtën në shtëpi nga Monza, e cila në 5 ndeshjet e fundit nuk numëron asnjë disfatë. Kryesuesit e kampionatit duket se e kanë harruar humbjen e 5 javëve më parë, teksa në fundjavë lekujduan Romën e Jose Mourinjos. Osimhen dhe Simeone shënuan për Napolin, ndërkohë që El Sharaui golin e vetëm për romanët.
Lazio dhe Fiorentina ndanë pikët në fund të 90 minutëshit të zhvilluar në stadiumin Olimpiko. Kazale zhbllokoi rezultatin duke kaluar në avantazh vendësit, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë reagoi skuadra violë. Në minutën e 49 Gonzalez solli barazpeshën momentale, e cila mbeti e tillë deri në përfundim të sfidës.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta