Pipiria: Mbi 2000 euro/m2 në Dhërmi dhe Himarë, kërkesa e të huajve rrit çmimet

30 Janar 2023 | 19:57

Kryetari i Shoqatës për Pasuritë e Paluajtshme, Reinaldo Pipiria thotë se kërkesa e të huajve për të blerë apartamente në Shqipëri, ka rritur çmimet, sidomos në zonat bregdetare në jug.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pipiria u shpreh se tanimë ka edhe gjermanë, belgë apo holandezë të cilët kërkojnë të blejnë apartament në vendin tonë.

Pipiria nënvizoi se në Dhërmi dhe Himarë, çmimet kanë shkuar në mbi 2000 euro/m2.

“Patjetër që është bregdeti, Vlora dhe Saranda. Operatorët kanë treguar që ndryshe nga vitet e kaluara, gjatë 2022-shit kanë pasur mundësi të mbyllin kontrata edhe në muajin korrik, gjë që nuk ndodh në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, përtej tregut tradicional shqiptar, të Kosovës, të Maqedonisë, italian, çekë, polakë edhe ukrainas, kemi gjermanë, belghë, holandezë dhe nordikë.

Për këtë arsye, të dyja këto qytete kanë pasur rritjen më të madhe të çmimeve. Zona e Palasës, ka qenë 2000, është 2200 euro. Në Dhërmi ka qenë 2300 euro, tani është 2500 euro metri katror. Në Himarë jemi 2200-2500. Në Sarandë, ka qenë deri në 1500 euro, ka shkuar në 1900 euro”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026