Zelensky kërkon që atletët rusë të mos lejohen në Lojërat Olimpike
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se lejimi i Rusisë për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” do të jepte sinjale se “terrori është disi i pranueshëm” dhe se për këtë çështje ka biseduar me presidentin francez Emmanuel Macron.
Së fundi, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka thënë se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë në Lojërat Olimpike, por Ukraina ka kërcënuar se do të bojkotojë këto lojëra nëse atletët rusë dhe bjellorusë lejohen të garojnë, përcjellë KosovaPress.
“Përpjekjet për të rikthyer atletët rusë në Lojërat Olimpike janë përpjekje për t’i thënë të gjithë botës se terrori është disi i pranueshëm”, tha Zelensky në fjalimin e tij.
Rusia nuk duhet të lejohet të përdorë Lojërat Olimpike ose ndonjë ngjarje tjetër sportive si propagandë për agresionin e saj ose shovinizmin e saj shtetëror”, shtoi ai.
Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
Kreu i La Ligës: Koha e Infantinos me FIFA-n ka mbaruar, duhet të largohet
- 08:17 Paralizohet Ngushtica e Hormuzit, vetëm një tanker kalon në ditë! Nafta i kalon 100 dollarët
- 08:14 Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
- 08:11 Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
- 08:06 Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 08:03 Sulm masiv me dronë në Shën Petersburg, tymi i zi mbulon qytetin (VIDEO)
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata