Plenkoviç kundër presidentit kroat: Kosova nuk u aneksua nga ndërkombëtarët

31 Janar 2023 | 08:37

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka kundërshtuar deklaratën e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, duke deklaruar se Kosova nuk është aneksuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Sa i përket deklaratave të presidentit për çështjen e Kosovës, Kroacia e ka përcaktuar qartë veten dhe ajo që tha ai nuk është qëndrim politik i vendit. Kosova është shtet i pavarur, shtet i njohur nga Kroacia dhe shtet me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike” ka thënë Plenkoviç përmes një reagimi në Twitter.

Pas seancës së Kryesisë të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), Plenkoviç nënvizoi se se është e rëndësishme që Kosova të jetë shtet i pavarur.

“Ajo që është e rëndësishme është që Kosova është shtet i pavarur me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike, se ministri ynë Davor Filipoviç ka qenë në Kosovë, se me të kanë shkuar rreth 50 biznesmenë tanë”, theksoi ai.

Gjatë  një konference për shtyp ditën e djeshme, Presidenti i Kroacisë, Zoran Mlilanoviç deklaroi se bashkësia ndërkombëtare aneksoi Kosovën nga Serbia.

“Rusët, për shkak se janë cinikë, do të bëjnë thirrje për aneksimin e Kosovës, të cilën unë e mbështes”, tha ai, ndërsa kur u pyet se kush e anketoi Kosovën, ai u përgjigj: “Bashkësia ndërkombëtare dhe ne. “Është marrë nga Serbia. Kosova përjashtohet nga Serbia. A e njohëm Kosovën. Unë qëndroj prapa Kosovës. Unë qëndroj, por kur u bë pa vullnetin e shtetit të cilit i përket Kosova, ishte Serbia, apo Jugosllavia, e cila nuk ishte miqësore me ne, vërtet nuk na interesonte”, është shprehur Milanoviç.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026