Habit 60-vjeçari, shtiret si i vdekur për të parë cilët do t‘i vijnë në funeral

31 Janar 2023 | 09:19

E pazakontë ka qënë ajo që ka bërë një brazilian së fundmi. Baltazar Lemos, 60 vjeç, nga Curitiba, Paraná, njoftoi vdekjen e tij në mediat sociale dhe organizoi një funeral te rremë për miqtë dhe familjen e tij. 60-vjeçari drejton një agjensi funerale dhe kjo ide i erdhi pasi në një ceremoni mortore kishin shkuar vetëm 2 veta dhe në këtë mënyrë ai mendoi të bënte “funeralin” e tij për të parë pjesëmarrjen.

Ai e kishte menduar gjithçka shumë mirë, një dite postoi një foto nga spitali, ndërsa një ditë më pas njoftoi vdekjen e vetes. Miqtë u tronditën nga vdekja duke përfshirë nënën e tij 80 vjeçare e cila leviz përmes një karrigeje me rrota – dhe filluan t’i bëjnë homazhe atij dhe jetës së tij. Miqtë dhe familja u mblodhën shpejt për t’i bërë nderimet e tyre brazilianit në një kishë në qytetin e tij të lindjes, Curitiba. Por sapo filloi ceremonia, zëri i Lemos filloi të dëgjohej nga altoparlantët, duke detajuar 60 vitet e jetës së tij.

Të pranishmit ishin të tronditur dhe lotët filluan të rridhnin nga sytë e shumë njerëzve. Vajtuesit menduan se Lemos e kishte regjistruar kasetën përpara vdekjes së tij të supozuar.

Dyert e alterit pastaj u hapën dhe miqtë dhe familja e Lemos u përballën me burrin. Vajtuesit ishin të tmerruar dhe të hutuar, ndërsa lotët vazhduan të rridhnin nga shumë prej të pranishmëve.Funerali i mashtrimit nuk dukej se kishte rezultatet që priste Lemos. Ndërsa ai u përpoq të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur dhe pse donte të bënte këtë gjë..te pranishmit nuk e mirëkuptuan dot.

Lemos tha për gazetën braziliane Otempo : “E kisha idenë pesë muaj më parë. Doja ta bëja të dukej sikur kam vdekur vërtet. Njerëzit e interpretuan atë në mënyrën e tyre. E vërteta është se unë doja të dija se kush do të vinte tek unë.’

Ai gjithashtu kërkoi falje për mashtrimet e tij. “Nuk i thashë askujt, sepse shpresoja se do të funksiononte. Nuk kisha ndërmend të lëndoja, ofendoja ose t’i shkaktoja ndonjë dëm dikujt. Unë sinqerisht u kërkoj falje këtyre njerëzve’.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026