Eriksen mbetet jashtë fushës deri në prill
Mesfushori i Manchester United, Christian Eriksen pritet të jetë jashtë fushës për një periudhë të gjatë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës të pësuar në fitoren kundër Readingut të shtunën në Kupën e Anglisë.
Mesfushori danez u largua nga fusha në pjesën e dytë të fitores 3-1, pasi u ndal nga një goditje nga sulmuesi i Readingut, Andy Carroll, raporton KosovaPress.
Ndërsa testet mjekësore po vazhdojnë, vlerësimet fillestare tregojnë se Eriksen ka të ngjarë të mbetet jashtë deri në fund të prillit ose në fillim të majit.
Mungesa e 30-vjeçarit do të jetë një zhgënjim i madh për trajnerin Erik ten Hag dhe tifozët, duke pasur parasysh konsistencën e paraqitjeve të tij gjatë gjithë sezonit të deritanishëm, duke bërë 31 paraqitje që nga ardhja e tij në “Old Trafford”.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta