City nënshkruan me Jesus e Phillips, Eriksen shkon në ‘Old Trafford
Arsenali nënshkroi këtë të hënë për të afruar në skuadër sulmuesin Gabriel Jesus. Braziliani raportohet se kaloi nga Manchester City te “Topçinjtë” për 54 milionë dollarë. 25-vjeçari ka shënuar 95 gola në thuajse 6 sezone me Cityn dhe ka fituar Premier League 4 herë.
“Topçinjtë” ishin në nevojë për të përforcuar repartin e sulmit, pas largimit të Alexandre Lacazette, i cili u kthye te skuadra e Lionit.
City nënshkroi edhe mesfushorin Kalvin Phillips nga Leeds United për një kontratë 6-vjeçare.
Ndërkohë, danezi Christian Eriksen ka arritur marrëveshjen me Manchester United, pas përfundimit të kontratës me Brentford në qershor.
30-vjeçari pritet t’i nënshtrohet kontrolleve rigoroze mjekësore, pas arrestit kardiak që pësoi në Kampionatin Europian të 2020, por mendohet se do të ndihmojë teknikun e ri Erik ten Hag në revolucionin e tij në Old Trafford.
Eriksen mund të jetë blerja e dytë për ten Hag, pas mbrojtësit Tyrell Malacia, i cili do të transferohet nga skuadra holandeze e Feyenoord.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq