Skema kundër rivalit të Deripaskës, McGonigal ndihmoi në “luftën” mes oligarkëve 

31 Janar 2023 | 16:09

Të dhëna të reja dalin në dritë nga skandali me ish-agjentin e FBi Charles McGonigal i akuzuar se ka ndihmuar oligarkun rus Oleg Deripaska të sanksionuar nga SHBA.

Revista Forbes shkruan se McGonigal së bashku me një ish-diplomat rus kanë hetuar pasuritë e një tjetër oligarku nga Rusia, rivali i Oleg Deripaskës i cili sipas artikullit të revistës amerikane mendohet të jetë Vladimir Potanin, personi i dytë më i pasur në Rusi.

Hetimi ndaj Potanin do të përqendrohej në kërkimin e pasurive të tij jashtë Rusisë dhe mundësinë që rivali i Deripaskës të kishte një pasaportë tjetër përveç asaj ruse.

Sipas burimeve të the “Forbes”, Deripaska po mblidhte materiale përmes ish-agjentit të FBI-së dhe diplomatit rus për të ngritur një padi në Londër kundër Potanin.

Në aktakuzën e SHBA-së thuhet se Deripaska kishte filluar të kërkonte një hetim ndaj oligarkut të tij rival në pranverën e vitit 2021, kur Potanin filloi të zgjeronte pasuritë e tij pas pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e kaluar, duke riblerë grupi bankar rus ‘Rosbank’.

Deripaska dhe McGonigal kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe më herët, pasi të dy ata ishin të përfshirë në hetimin e FBI-së për kontaktet midis Rusisë dhe fushatës presidenciale të Donald Trump në vitin 2016.

Të dy oligarkët janë sanksionuar nga Britania e Madhe, ndërsa SHBA dhe BE kanë sanksionuar vetëm Oleg Deripaskën duke lënë të paprekur Vladimir Potanin mendohet se kjo për shkak të varësisë që ka Evropa nga eksportet e nikelit dhe paladiumit që sigurohet prej kompanive të tij

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit

WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numrat e tyre të telefonit. Platforma e mesazheve e përshkruan veçorinë...
16:31 | 01/07/2026

Franca dhe OBSH kërkojnë mbrojtje më të madhe për fëmijët nga platformat dixhitale

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, kanë bërë thirrje për rregullim më të fortë...
16:26 | 01/07/2026

Witkoff dhe Kushner takohen me Emirin e Katarit, në fokus negociatat mes SHBA-së dhe Iranit

I dërguari i SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, u takuan këtë të mërkurë në Doha me Emirin e Katarit,...
16:22 | 01/07/2026