Futbollisti më i vjetër në planet, 74-vjeçari Ezzeldin Bahader futet në librin Guinness
Ezzeldin Bahader është futbollisti më i vjetër profesionit në botë. Vetëm pak ditë para se të mbushë 75-vjeç, egjiptiani zhvilloi ndeshjen e tij të dytë në futbollin profesionit. Edhe pse ai është gjysh dhe ka dalë në pension, arriti që të luante për dy ndeshje të plota në ligën e tretë egjiptiane, duke u futur në librin Guiness.
Skuadra e tij “6th October u mund 3-2 nga El Ayat Sports, megjithatë vëmendja e të gjithëve ishte nga i moshuari, i cili shpërdoroi dhe një 11-metërsh. Bahader ka një mesazh për të gjithë, duke deklaruar se asnjëherë nuk është vonë për të arritur atë që dëshironi.
“Mos i kufizoni ambiciet tuaja, nëse keni një qëllim që nuk e arritët në rini, me vullnet mund ta arrini në çdo kohë, pavarësisht viteve që kalojnë. Dëshira ime është që të zhvilloj edhe një ndeshje tjetër që rekordi im të jetë i vështirë për tu arritur”, ka thënë Ezzeldin Bahader.
Në muajin mars, Bahader zhvilloi ndeshjen e tij të parë, ku arriti që të shënonte dhe gol, por pandemia bëri që ai të vendoste rekordin Guiness, pak ditë para se të festojë ditëlindjen e tij të 75-të. Më parë rekordi i futbollistit profesionist më të vjetër mbahej nga izraeliti Isaak Hayik.
Lexoni gjithashtu:
Nis sezoni i ri i Champions, Manchester United kryendeshja e mbrëmjes
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta