Iran, çifti i të rinjve dënohen me 10 vjet burg se postuan videon duke kërcyer

31 Janar 2023 | 19:27

Një çift iranian rreth të 20-tave është dënuar me 10 vjet burg pasi postuan një video të tyre duke kërcyer në rrugë.

Ata thuhet se u dënuan për promovim të korrupsionit, prostitucionit dhe propagandës.

Videoja i tregoi ata duke kërcyer pranë Kullës Azadi (Liri) të Teheranit.

Autoritetet po japin dënime të rënda për njerëzit që shihen si të përfshirë në protesta pas vdekjes së një gruaje që u ndalua nga policia e moralit.

Çifti nuk e lidhi kërcimin e tyre me protestat e vazhdueshme në Iran.

Një burim ka konfirmuar për BBC se arrestimi i çiftit erdhi pasi ata postuan videon në llogaritë e tyre në Instagram, të cilat kanë një numër të përgjithshëm prej afro dy milionë ndjekës.

Protestat antiqeveritare – të etiketuara si “trazira” nga regjimi i Iranit – përfshiu gjithë vendin pasi Mahsa Amini, 22 vjeçe, vdiq në paraburgimin e policisë në shtator të vitit të kaluar. Ajo u arrestua në Teheran pasi dyshohet se ka shkelur rregullin që kërkon që gratë të mbulojnë flokët me hixhab ose shami.

Astiazh Haqiqi, 21 vjeç, dhe i fejuari i saj Amir Mohammad Ahmadi, 22 vjeç, thuhet se janë dënuar për “promovim të korrupsionit dhe prostitucionit, bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare dhe propagandë kundër institucionit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026