Deklarata e fortë e Ngjelës: Të huajt duan të krijojnë Federatë brenda Kosovës!
Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se e përkrah karakterin patriotik të qeverisë së Albin Kurtit për të mbrojtur territorin e Kosovës.
Ngjela kujtoi se dy shtetet shqiptare në Ballkan janë aleatë të mëdhenj të Uashingtonit përkundër Serbisë që siç tha janë antiamerikanë.
Sipas Ngjelës, nuk mund të lejohet asnjë lloj konfederate serbe në territorin e Kosovës.
“Çështja shqiptare ka lënguar, ka qenë në gjendje të tmerrshme, kemi qenë gati duke u shfarosur. Po të mos kishte dalë presidenti Wilson në ‘19-ën në Paris ne do ishim shfarosur, do ishte shumë e vështirë rimarrja e pavarësisë së Shqipërisë dhe jo më shteti i dytë. Tani ne jemi dy shtete të forta, jemi aleatë i Uashingtonit, s’jemi sllavë. Ata që kërkojë territoret tona janë antiamerikanë, as e diskutoj, kjo është logjika jonë. Ai është shteti ynë, ka shpëtuar prej tyre, janë të humbur në luftë, akoma s’kanë paguar dëmet që u kanë sjellë shqiptarëve. Unë e përkrah karakterin patriotik të qeverisë së Kosovës; nuk mund të lejohet asnjë lloj kuazi-konfederatë serbe brenda territorit të Kosovës”, tha Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon
- 22:56 Osmani pas rezultateve: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së