Kufiri detar me Greqinë, Idrizi: Rama po kthehet tek propozimi i Berishës
Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi thotë se, vendimi për ta dërguar çështjen e kufirit detar me Greqinë në Gjykatë Ndërkombëtare të Hagës ka një paqartësi të madhe. Z. Idrizi theksoi se, ky është një “moment shumë delikat dhe i gabuar për Shqipërinë”.
“Ne po shkojnë në variantin e palës greke. Besoj e mbani mend z. Berisha kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen dhe tha ta çojmë në një gjykatë ndërkombëtare. Pastaj këtë tezë e përmendi znj Bakojanis (ish-ministrja e Jashtme greke). Ndërkohë në vitin 2018, kur u takuan Bushati dhe Kocias u tha se ishin pranë marrëveshjes. Ndërkohë në një moment kur shkoi dhe hëngri një darkë të bukur në Greqi dhe që nuk e di se si mund të hash një darkë të bukur me një kryeministrin e një vendi që ka ligj lufte dhe nuk njeh Kosovën, na u dha një zgjidhje që e kthen në pozicionin e Berishës që e ka anatemuar gjithë këto vite”, deklaroi kreu i PDIU-së.
Sipas z. Idrizi Shqipëria nuk ka asnjë ngutje për të zgjidhur çështjen e detit me Greqinë, duke kujtuar se negociatat e kësaj të fundit me Italinë kanë zgjatur 41 vjet. Ai gjithashtu thekson se, mbetet për t’u qartësuar se cila do të jetë çështja që do të diskutohet në Hagë pasi kufiri detar mes dy vendeve është përcaktuar dhe për t’u diskutuar mbetet vetëm zona ekonomike dhe shelfi kontinental.
“Kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë janë vendosur në vitin 1913, janë sanksionuar 1925 me Traktatin e Firencës dhe janë delimituar nga Komisioni për Delimitimin i ngritur 1915-26. Që do të thotë që janë delimituar kufijtë. Nëse shkojmë tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese, thotë se Shqipëria ushtron sovranitet të plotë të ujërave territoriale të njohur nga këto dokumente ndërkombëtare dhe thotë se, Greqia dhe Shqipëria duhet të bisedojnë për zonën ekonomike dhe shelfin kontinental”, theksoi kreu i PDIU-së.
“Ca nguti ka Shqipëria që ta çojë në një palë të tretë, me Italinë kemi biseduar për 41 vjet. Unë sot nuk e di kë do të çojmë ne në gjykatë. Do të çojmë marrëveshjen e vjetër? Shqipëria nuk ka ngut dhe duhet të jetë shumë e qartë në dakordësinë që nuk e vendos kryeministri”, përfundoi z. Idrizi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
- 11:20 SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat
- 11:10 Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës
- 11:03 Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë