“Tym i bardhë” për futbollin shqiptar, Fidel Ylli jep lajmin në Euronews Albania
Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, përcolli këtë mbrëmje një lajm të mirë për adhuruesit e futbollit shqiptar. Ai theksoi se pas negociatave me Ligën Profesioniste, qeveria shqiptare është shumë pranë arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e cila në thelb shtoi ai, synon të rikthejë klubet në fushën e blertë.
Gjatë një interviste në studion e “Ilva Now”, deputeti i PS-së i cili është caktuar nga kryeministri Rama për negociata me Ligën Profesioniste, u shpreh se të premten pritet të arrihet një marrëveshje për rinisjen e superligës shqiptare, duke i dhënë kështu fund bojkotit.
“Është gjetur dakordësia për tre pika. Për një nga këto pikat nuk është se nuk është gjetur zgjidhja, por ky është një vendim politik, që do të thotë se në rast se Liga kërkon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave, ky është vendim që e merr Parlamenti, nuk e marr as unë dhe as komisioni. Duhet bërë një ligj apostafat faljeje, dhe unë nuk jam dakord që të falet vetëm futbolli, por unë jam dakord që të falen edhe bizneset e tjera. Ky është një vendim që e merr kryeministri. Pika më delikate është ligji i sponsorizimit. Liga ka sjellë një propozim, ne jemi ulur si grup dhe kemi bërë debate, dhe ne kemi dalë në një konkluzion dhe po ti shikosh dy raporte janë të njëjta. Liga kërkon një lloj garancie për tatim-fitimin. I kemi bërë sot një memo kryeministrit, ia kemi çuar dhe besoj se deri të premten ne do të kemi një zgjidhje përfundimtare. Zgjidhja është bërë. Sigurisht që është gjetur një gjuhë. Janë në tavolinë dy drafte. Ministrja ishte shumë e hapur. Jam i bindur se do gjendet zgjidhja, dhe me këtë ligj nuk do të fitojë vetëm futbolli, por i gjithë sporti shqiptar”, tha ai.
Deputeti i selisë rozë theksoi se nëse Liga Profesioniste do të pranonte të dialogonte me qeverinë, zgjidhja mund të ishte gjetur më përpara.
“Të ishte për mua nuk do të kisha marrë përsipër, por këtë gjë ma kërkoi kryeministri. Unë e kam thënë që në fillim se gjërat zgjidhen që në tavolinë dhe unë kam qenë dakord me katër pikat. Por, në momentin që qeveria u përgjigj hajde të flasim, por këta refuzuan. Ishte kokëfortësi që zgjati një muaj, pastaj e panë që ishin gabim. Kemi bërë dy takime”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
- 11:20 SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat
- 11:10 Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës
- 11:03 Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë