Përfitoi nga zyrtarët e “Financave”, Apeli lë në burg biznesmenin Ilir Thana

2 Shkurt 2023 | 14:59

Gjykata e Apelit nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj biznesmenit Ilir Thana, duke lënë në fuqi vendimin e arrestit me burg.

Ilir Thana është personi që “çoi” në pranga sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj dhe dy zyrtarë të tjerë, pasi dyshohet se u dëmshpërblye prej tyre në kundërshtim me ligjin.

Arrestimet erdhën pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim, ndërkohë hetimet kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Bëhet fjalë për një veprim të kryer nga ana e tyre në shtator 2022 kur ata vendosën të kompensojnë një qytetar për një godinë që ishte kompensuar më herët.

Shuma prej 480 milionë lekësh të vjetra  që iu kalua shtetasit Ilir Thana vlerësohet si një vjedhje në Buxhetin e Shtetit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026