Një iPhone i gjeneratës së parë po del në ankand për më shumë se 50 mijë dollarë
Një iPhone i pahapur i gjeneratës së parë do të ofrohet sot në një ankand në SHBA dhe pritet të shitet për më shumë se 50 mijë dollarë, raportoi sot Guardian.
Telefoni është prodhuar në vitin 2007, ka një kamerë me dy megapiksel dhe tetë gigabajt hapësirë ruajtëse.
Artistja e tatuazheve Karen Green e mori telefonin si dhuratë nga punëdhënësi i saj i ri në vitin 2007, por duke qenë se ajo tashmë kishte një celular të ri e la në raft të pahapur, sipas Guardian.
Pasi dëgjoi në tetor se një tjetër iPhone i gjeneratës së parë të pahapur nga viti 2007 ishte shitur në ankand për gati 40 mijëdollarë, ajo kontaktoi LCG Auctions, e cila merrej me shitjen në atë kohë.
“Kemi marrë telefonata nga shumë njerëz, por rreth 99 për qind e tyre nuk kanë pasur gjënë e duhur. Megjithatë, Karen me të vërtetë zotëron një ekzemplar unik”, tha themeluesi i LCG Auction, Mark Montero.
Green tha se vendosi të shesë iPhone në këtë kohë për të mbledhur para për të hapur një studio të re tatuazhesh në New Jersey.
LCG Auctions vlerësoi iPhone-in e Green në “më shumë se 50 mijë dollarë”. Ankandi hapet sot dhe përfundon më 19 shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë